A.C. Milan
Associazione Calcio Milan, të cilit zakonisht i referohet vetëm si A.C. Milan ose thjeshtë Milan, është skuadër profesionale futbolli, italiane e bazuar në Milano, Lombardia, Itali, që garon në Serie A. Milani është themeluar në vitin 1899 nga dantella bërësi anglez, Herbert Kilpin dhe biznesmeni Alfred Edwards mbi të gjitha. Skuadra e ka kaluar të gjithë historinë e saj, përveç sezoneve 1980-81 dhe 1982-83, në ligën më të lartë futbollin italian, e njohur si Serie A që nga 1929-30.

Ata janë kampionët aktual të futbollit italian, dhe janë skuadra më e suksesshme në futbollin botëror sa u përket trofeve ndërkombëtar se bashku me Boca Juniors, me nga 18 tituj zyrtar të njohur nga UEFA dhe FIFA. Milani ka fituar katër tituj botëror, më shumë se secila skuadër tjetër në botë, duke e fituar Kupën Interkontinentale tre herë dhe FIFA Kupën Botërore të Klubeve vetëm një herë. Milani e ka fituar Kupën e Kampionëve/UEFA Champions League në shtatë raste, duke ngelur vetëm pas Realit të Madridit. Ata gjithashtu e kanë fituar UEFA Super Cup me një rekord prej pesë herësh si dhe Kupën e Fituesit të Kupës UEFA dy herë. Milani e ka fituar çdo kompeticion të madh në të cilin ka garuar, me përjashtim të UEFA Europa League (në këtë kompeticion ata kanë humbur dy gjysmëfinale në vitet 1972 dhe në 2002). Brenda në Itali, me 18 tituj të ligës, Milani së bashku me rivalët lokal të Interit janë skuadrat më të suksesshme në Serie A, pas Juventusit (27 tituj). Për më tepër, Milani është skuadra e vetme të ketë fituar Serie A-në pa humbur lojë, duke e bërë këtë në sezonin 1991-91 gjatë një periudhe prej 58 lojërave të luajtura.
Milani lojërat në shtëpi i luan në San Siro, i njohur edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, të cilin e ndajnë me Interin, është më i madhi në futbollin italian, me një kapacitet total prej 80,018. Interi konsiderohet si rivali i tyre më i madh, dhe ndeshjet mes këtyre dy ekipeve janë të njohura si Derby della Madonnina, i cili është një nga derbit më të ndjekur në futboll. Sa i përket 2010-ës, Milani është skuadra e tretë më e mbështetur në Itali, dhe skuadra e shtatë më e mbështetur në Evropë, përpara çdo ekipi tjetër italian. Rangimi i skuadrave Evropiane sipas mbështetjes: Barcelona e para me 57.8 milion, e ndjekur nga Reali i Madrid (31.3 milion), Manchester United (30.6 milion), Chelsea (21.4 milion), Bayern Munich (20.7 milion) dhe Milani (18.4 milion).
Pronari i skuadrës është ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ndërsa zëvendës-presidenti është Adriano Galliani. Skuadra është një ndër më të pasurat dhe më të vlefshmet në futbollin italian dhe atë botëror. Milani ishte anëtar themelues e tani më grupit të shpërbërës G-14 nga skuadrat kryesuese të futbollit evropian si dhe zëvendësuesit të tij, European Club Association.
Historia
Skuadra është themeluar si një skuadër futbolli dhe kriketi
nga eimgrantët britanik Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, të cilët kishin
ardhur nga qyteti britanik i Nottinghamit. Për nder të origjinës së tij
birtanike, skuadra e ka ruajtur drejtshkrimin anglez për ermin e qytetit, në
krahasim me drejtshkrimin italian Milano për të cilin ishte i detyruar ta mbajë
gjatë regjimit fashist. Milani e fitoi kampionatin e parë italian në vitin 1901
dhe dy të mëtejshëm në suksesion në vitet 1906 dhe 1907.
Në vitin 1908, Milani përjetoi një ndarje e shkaktuar nga
mosmarrëveshjet e brendshme për të blerë lojtarë të huaj, e cila çoi në
formimin e një ekipi tjetër të bazuar në Milano, Internazionalen. Pas këtyre
ngjarjeve, Milani nuk arriti të fitojë asnjë titull në kampionatin italian deri
në sezonin 1950-51. Vitet e 50-ta panë kthimin e klubit në krye të futbollit
italian, e udhëher nga treshja e famshme suedeze, Gre-No-Li, Gunnar Gren,
Gunnar Nordahl dhe Nils Liedholm. Vë vitin 1963, Milani e fitoi titullin e parë
kontinental duke e mposhtur Benican në finalen e Kupës së Evropës. Ky sukses u
përsërit edhe në vitin 2969, dhe u ndoq me një Kupë Interkontinentale në të njëjtin
vit. Pas pensionimit të Gianni Riveras në vitin 1979, Milani shkoi në një
periudhë të rëndë, gjatë të cilit skuadra ishte e përfshirë në skandalin
Totonero 1980 dhe si dënim u zbrit në Serie B, për herë të parë në historinë e
tyre. Skandali ishte përqendruar rreth një sindikate bastesh duke i paguar
lojtarët dhe arbitërat t’i trokasin rezultatet e ndeshjeve. Milani shpejt u
kthye në Serie A, por përsëri zbriti në Serie B një vit më vonë, pasi që
skuadra e përfundoi sezonin 1981-82 në vendin e tretë nga fundi.
Më 20 shkurt 1986, sipërmarrësi Silvio Berlusconi bleu
klubin dhe e shpëtoi atë nga falimentimi duke investuar një shumë të madhe
parash, me emërtimin e trajnerit në rritje Arrigo Sacchi në krye të Rossonerëve
dhe duke e blerë treshen holandeze, Ruud Gullit, Marco van Basten dhe Frank
Rijkaard. Ky ishte fillimi ndoshta i epokës më të mirë në historinë e Milanit,
ku ata fituan tetë tituj shtëpiak, një Coppa Italia, pesë Supercoppa Italiana,
pesë trofe të UEFA Champions League, pesë [UEFA Super Cup]], dy Kupa
Interkontinentale dhe një FIFA Kupa Botërore e Klubeve. Ajo skuadër e
suksesshme është votuar si skuadra më e fortë e të të gjitha kohërave, nga një
sondazh global i kryer nga ekspertët e World Soccer magazine. Milani e kishte
arritur kulmin e tij ne ë një ndeshje më të paharrueshme të të gjitha kohërave,
e famshma 4-0 kundrejt F.C. Barcelona në Finalen e UEFA Champions League 1994.
Në sezonin 1998-99, pas një periudhe të rëndë dy vjeçare, Milani ngriti
kampionatin e tij të 16-të në festimin e njëqind vjetorit të skuadrës.
Më së shpejt, skuadra ishte e përfshirë në skandalin e vitit
2006 të Serie A, me nofkën Calciopoli, ku pesë skuadra u akuzuan për trokim të
ndeshjeve duke bërë përzgjedhjen e arbitërave më të favorshëm. Një hetim i
policisë përjashtoi çdo përfshirje të menaxherëve të Milanit, por FIGC vendosën
në mënyrë të njëanshme se kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar
zëvendës-presidentin Adriano Galliani. Si rezultat i kësaj, Milani në fillim u
ndëshkua me heqje të 15 pikëve dhe si pasojë të mos kualifikohet në Champions
League. Ankesa e bëri që ndëshkimi të zvogëlohet në tetë pikë, e cila ia lejoi
skuadrës ta mbaj pjesëmarrjen e saj në UEFA Champions League. Milani më pas
fitoi kompeticionin, duke e ngritur Kupën e Evropës për të shtatën herë.
Pas Calciopolit, rivalët lokal të Internazionales dominuan
në Serie A, duke fituar kate Scudetti. Megjithatë, me ndihmën e një skuadre të
fortë, me lojtarë si Zlatan Ibrahimović, Robinho dhe Alexandre Pato duka ua
bashkangjitur edhe gardat e vjetra, Milani rifitoi Scudetton në sezonin
2010-2011 të Serie A, titulli i parë pas atij të fituar në sezonin 2003-2004 të
Serie A, i 18-i gjithsej.
Ngjyrat dhe simboli
Stampa:Football kit box Kuq e zi janë ngjyrat që e
përfaqësojnë skuadrën gjatë gjithë historisë saj. Ata u zgjodhën për të
përfaqësuar ngrohtësinë e zjarrtë të lojtarëve (të kuqen) dhe frikën e
kundërshtarëve për të sfiduar skuadrën (të zezën). Rossoneri, është nofka më e
njohur për skuadrën, që në italisht, fjalë për fjale do të thotë
"Kuq-e-zinjtë", duke iu referuar ngjyrave në shiritat e fanellave të
saja.
Një tjetër nofkë e cila rrjedh nga ngjyrat e skuadrës është
Djalli. Një imazh me një djall të kuq përdorej si logo e Milanit në një pikë me
një Yll i Artë për Përsosmëri Sporti vendosur pranë tij. Ashtu siç është e
zakonshme në futbollin italian, ylli mbi logon i shpërblehej skuadrës pas
fitimit të 10 titujve në ligë, në vitin 1979. Për shumë vite , simboli i
Milanit ishte thjeshtë vetëm Flamuri i Milanos, i cili fillimisht ishte flamuri
i Shën Ambrozit. Simboli modern i përdorur sot i përfaqëson ngjyrat e skuadrës
dhe flamurin e Comune di Milano, me akronimin ACM në krye dhe vitin e
themelimit (1899) në fund.
Shortse të bardha dhe çorape të zeza veshin si pjesë e
uniformës për ndeshjet në shtëpi. Fanellat e Milanit për ndeshjet si mysafir gjithmonë
kanë qenë plotësisht të bardha. Gjithmonë është konsideruar nga tifozët dhe nga
skuadra të jetë një fanellë me fat për finalet e Champions League, për shkak të
faktit se Milani gjashtë nga tetë finalet i ka fituar me fanellat e bardha
(duke humbur vetëm nga Ajaxi në vitin 1995 dhe nga Liverpooli në vitin 2005),
dhe ka fituar vetëm një nga tre finalet që i ka luajtur me fanellat kuq e zi.
Fanella e tretë, e cila rrallë përdoret, ndryshon çdo vit, e cila kryesisht
është e zezë dhe disa vija horizontale të kuqe në sezonet e fundit.
Stadiumi
Stadiumi i skuadrës është San Siro me 80,018 ulëse,
zyrtarisht i njohur si Stadio Giuseppe Meazza sipas ish-lojtarit i cili i ka
luajtur për Milanin dhe Internazionalen. Emri i cili zakonisht përdoret është
San Siro, i cili është emri i rrethit ku ai është i vendosur. San Siro ka qenë
shtëpia e Milanit që nga viti 1926, kur ai u ndërtua me financime private nga
presidenti i atëhershëm i Milanit, Piero Pirelli. Ndërtimi është bërë nga 120
punonjës, dhe u deshëm 13 muaj e gjysmë për ta kompletuar. Stadiumi ishte pronë
e skuadrës deri në vitin 1935 kur ia shitën këshillit të qytetit, dhe që nga
viti 1947 është ndarë me Intenazinalen, kur skuadra tjetë e madhe Milanese
pranoi të bëhet qiramarrës i përbashkët.
Loja e parë e luajtur në këtë stadium është e ajo e vitit
1926 më 10 shtator, ku Milani humbi 6-3 në një ndeshje miqësore kundrejt
Internazionales. Ndeshjen e parë të ligës në këtë stadium Milani e luajti më 19
shtator 1026, duke humbur 1-2 kunderjt Sampierdareneses. Fillimisht me një
kapacitet për 35,000 spektatorë, stadiumi ka pasur disa renovime të mëdha, së
fundmi ai për Kampionatin Botëror të Futbollit 1990 kur kapaciteti i tij arriti
në 85,700, e gjitha e mbuluar me çati polikrabonate. Në verën e vitit 2008
kapaciteti i tij u zvogëlua në 80,018, në mënyrë që t’i përmbushë standardet e
reja të vendosura nga UEFA.
Bazuar në modelin anglez të stadiumeve, San Siro është
projektuar posaçërisht për ndeshje futbolli, në krahasim me stadiumet tjera në
Serie A të përdorur për më shumë qëllime. Për këtë ai është i njohur në Itali
për atmosferën fantastike gjatë ndeshjeve, falë afërsisë së ulëseve me fushën.
Përdorimi i shpeshtë i fishekzjarrëve nga ana e tifozëve i kontribuon
atmosferës por në praktikë herë pas here ka shkaktuar probleme.
Më 19 dhjetor 2005, zëvendës presidenti i Milanit, Adriano
Galliani, se klubi seriozisht po punon drejtë një zhvendosjeje. Ai tha se
stadiumi i ri i Milanit do të bazohet në Veltins-Arena dhe do t’i ndjekë
standardet e stadiumeve të futbollit në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe
Spanjë. Në krahasim me stadiumet tjera në Itali, stadiumi i ti i Milanit me
shumë gjasa do të përdoret vetëm për ndeshje futbolli, pa mos pasur pistë
atletikë. Të drejtat e emërtimit të stadiumit me shumë gjasa do t’i shiten
sponsorit, ngjashëm me stadiumin e Arsenalit, Emirates Stadium. Mbetet vetëm
për t’u parë nëse plani do vazhdojë apo kjo është vetëm një taktikë për t’i
detyruar pronarët (e Comune di Milano) t’ia shesin stadiumin Milanit për një
çmim nominal në mënyrë për të vazhduar investime më të gjëra. Mundësia që
Internazionale të zbrazë San Siron mund që ta ndikojë procedurën.